Martinez mund t’i kushtojë Barçës 200 milionë euro

  • 23 October 2019 - 15:38
Martinez mund t’i kushtojë Barçës 200 milionë euro

Sulmuesi argjentinas po shfaq formë të shkëlqyeshme në fanellën e Interit, por edhe me Argjentinën.

Barcelona duhet të bëjë sakrifica të mëdha nëse dëshiron ta transferojë Lautaro Martinezin.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi argjentinas mund t’i kushtojë gjigantit katalunas plot 200 milionë euro.

Përfaqësuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e Interit duke realizuar 4 gola në tri ndeshjet e fundit.

Gjithashtu, ai po bën paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Argjentinës.

Mediat spanjolle shkruajnë se klauzola e shkëputjes së kontratës së 22 vjeçarit është 200 milionë euro.

Interi e kishte blerë lojtarin për 24 milionë euro nga Racing Club më shumë se një vit më parë. 

(Kosova Sot Online)