A do ta blejë Bayerni Coutinhon?

  • 23 October 2019 - 16:57
A do ta blejë Bayerni Coutinhon?

Ylli brazilian është huazuar gjatë verës tek gjiganti bavarez nga Barcelona. Shefi ekzekutiv i Bayernit flet për të ardhmen e Coutinhos dhe për simpatinë që e gëzon ai në Bavari

Bayern Munichu nuk e ka marrë ende një vendim final për Philippe Coutinhon.

Ylli brazilian u huazua gjatë verës nga Barcelona tek gjiganti bavarez.

Mirëpo, shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge thotë se ende nuk dihet nëse përfaqësuesi brazilian do të qëndrojë më gjatë në “Allianz Arena” apo jo.

Bayerni e ka opsionin e blerjes definitive të lojtarit verën e ardhshme, por ende nuk kanë vendosur.

“Ne do të vendosim kur të vjen momenti”, ka thënë Rummenigge për “Kicker”.

“Ai nuk e ka qëndrimin e një ylli. Ai është një person miqësore, popullor përreth klubit dhe është mjaft i lumtur me marrëveshjen që kemi arritur ta mbyllnim”, përfundoi zyrtari i lartë i klubit gjerman.


(Kosova Sot Online)