Liverpooli e do Sanchon

  • 23 October 2019 - 16:58
Liverpooli e do Sanchon

Talenti anglez i Borussia Dortmundit është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze, përfshirë këtu Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin

Liverpooli është i vendosur ta transferojë super-talentin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Për këtë siguron Liverpool ish-futbollisti i Reds, Dietmar Hamann.

Ish-fituesi i Champions Leagues me Liverpoolin ka zbuluar se Sancho është objektiv i madh për ish-klubin e tij.

Sancho po luan me sukses tek Borussia Dortmundi, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares së Anglisë.

“Ajo çka kam dëgjuar është se Liverpooli ka shfaqur interesim të madh”, deklaroi Hamann për Sky Sports Germany.

“E imagjinoj që verën e ardhshme ai do të bëhet objektivi më i madh i Liverpoolit”, ka përfunduar Hamann.

Interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur edhe dy klubet tjera angleze, Manchester United e Tottenham.

(Kosova Sot Online)