“Antonio Conte çmendej pas meje, do të doja të luaj për të”

  • 23 October 2019 - 17:00
“Antonio Conte çmendej pas meje, do të doja të luaj për të”

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, e ka pranuar se do të dëshironte ta kishte për trajner Antonio Conten, për të cilin thotë se një kohë çmendej pas tij.

Conte e kishte kërkuar me ngulm Nainggolanin sa ishte trajner i Chelsea në Premierligë, prandaj edhe huazimi i belgut nga Interi në Cagliari këtë verë ishte i habitshëm për shumë njerëz.

“Do të doja ta kisha atë trajner. Për një muaj isha në gjendja t’i vlerësoja lart idetë dhe përkushtimin e tij”, shtoi 31-vjeçari.

“Ai ishte i çmendur dhe i drejtpërdrejt, duke i thënë hapur kur diçka nuk ishte në rregull. Gjatë parasezonit, më thirri mënjanë për të më treguar sesi ishte çmendur për të më pasur në Chelsea por se tani klubi (Interi) kishte vendosur (për të më larguar) dhe se ai e respektonte vendimin”.

“Ma tha drejtpërdrejt qysh në ditën e parë dhe unë i vlerësoj njerëzit të cilët t’i thonë gjërat në fytyrë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)