Sulmohet referi, Batatina thotë se kampionati mund të ndërpritet

  • 23 tetor 2019 - 17:19
Sulmohet referi, Batatina thotë se kampionati mund të ndërpritet

IPKO Superliga e Kosovës në vazhdon vazhdon me turbullira

Pas ankesave të kryetarëve të klubeve të IPKO Superligës, një ekses ka ndodhur sot pas ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku gjilanasit fituan me rezultat të thellë, 3:0.

Pas përfundimit të ndeshjes, persona të panjohur deri tash e kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin anësor të takimit, Meriton Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai ka paralajmëruar se kampionati mund të ndërpritet nëse vazhdon në këtë mënyrë.

“Kështu siç po shkon kampionati, atëherë rrezikon të ndërpritet. Unë pas ndeshjes pashë teksa goditeshin arbitrat në formë të dhunshme. Komoditeti i tepërt që ua ka premtuar atyre dikush ka bërë që të vjen deri te kjo gjendje”, ka thënë Batatina për Super Sport pas ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)