Ja sa futbollistë do t’i shesë Barça

  • 23 tetor 2019 - 17:25
Ja sa futbollistë do t’i shesë Barça

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i shesë tre lojtarët e tij në janar, Rakitic, Alena e Puig

Barcelona është i gatshëm t’i largojë tre mesfushorë në afatin kalimtar të janarit, njofton e përditshmja spanjolle Sport.

Ivan Rakitic, Carles Alena e Riqui Puig janë konsideruar të panevojshëm nga klubi, i cili po planifikon t’i shesë ata.

Rakitic mund të përfundojë në Serie A, ku e do Interi.

Kurse, Alena mund të përfundojë në Premierligë, respektivisht tek Tottenhami.

Ndërkohë, Puig do të donte më shumë të qëndrojë në “Camp Nou”, por ai mund të huazohet në një klub tjetër spanjoll. 

(Kosova Sot Online)