Presidenti i Napolit: E duam Ibrahimovicin në janar

  • 23 October 2019 - 18:08
Presidenti i Napolit: E duam Ibrahimovicin në janar

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se dëshiron ta transferojë Zlatan Ibrahimovicin në janar, por e ka pranuar se gjithçka varet nga sulmuesi suedez.

Ibrahimovic e tha haptazi ditë më parë se do të donte t’i japë fund karrierës pikërisht në Napoli, ndërsa kontrata e tij aktuale me LA Galaxy mbaron brenda dy muajve..

“Mbi të gjitha, ai është miku im. Jam takuar me të në Los Angeles, jo si me një futbollist por si me një person normal, sepse ne po qëndronim në të njëjtin hotel dhe i kaluam dy ditë të jashtëzakonshme së bashku”, tha De Laurentiis për TV Luna.

“Për mua është dëshirë jo sugjerim (transferimi i tij në Napoli), por varet nga ai jo nga unë”, shtoi ai.

38-vjeçari ka gëzuar sukses të madh në Itali tashmë, duke e fituar titullin në Serie A me tre gjigantët, Juventus, Inter dhe Milan. 

(Kosova Sot Online)