Chelsea fiton në Amsterdam me gol të vonshëm, Leipzig e mund Zenitin

  • 23 tetor 2019 - 20:59
Chelsea fiton në Amsterdam me gol të vonshëm, Leipzig e mund Zenitin

Chelsea e ka mundur Ajaxin falë një goli të vonshëm të rezervistit Mitchy Batshuayi, ndërkohë që RB Leipzig fitoi ndaj Zenitit me rikthim në dy ndeshjet e para të ditës së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi belg Batshuayi erdhi nga stoli dhe e shënoi golin e fitores për Chelsean në minutën e 86-të, duke ia siguruar skuadrës së Frank Lampard tri pikë që e barazojnë me Ajaxin në renditjen e Grupit H.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtën kohë, RB Leipzig e mposhti Zenitin në Red Bull Arena, falë golave nga Konrad Laimer dhe Marcel Sabitzer.

Klubi gjerman merr kreun e Grupit G pas këtyre tri pikëve, duke e lënë prapa Lyonin me katër pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.


(Kosova Sot Online)