Peja e mund Rahovecin në Ligën Ballkanike, Prishtina fiton ndaj Apoelit në FIBA Europe

  • 23 October 2019 - 21:40
Peja e mund Rahovecin në Ligën Ballkanike, Prishtina fiton ndaj Apoelit në FIBA Europe

Peja e ka mundur Rahovecin në ndeshjen hapëse të Ligës Ballkanike, ndërkohë që Prishtina e mposhti Apoelin në FIBA Europe Cup të mërkurën mbrëma.

Derbi kosovar në Ligën Ballkanike i takoi klubit nga Peja, që e mundi Rahovecin me rezultat 77:54.

Përveç dy klube kosovare, aktualisht në këtë garë janë edhe Ibar Rozaje, Vllaznia e Academic Bultex 99.

Ndërkohë, bardhekaltrit nga kryeqyteti i Kosovës e nisen me këmbë të mbarë në FIBA Europe Cup.

“Plisat” fituan 93:74 ndaj Apoelit të mërkurën në Prishtinë.

Vendasit dominuan nga fillimi me Dardan Berishën që realizoi 32 pikë.

Prishtina është pjesë e Grupit C, ku pos Apoelit, rivalë ka edhe Ventspilsin e Bayreuthin.

(Kosova Sot Online)