Valverde : Messi po bëhet edhe më i mirë

  • 24 October 2019 - 08:33
Valverde : Messi po bëhet edhe më i mirë

Lionel Messi po përmirësohet me kalimin e çdo dite sipas trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, i cili e vlerësoi yllin e skuadrës së tij, pas fitores të së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi Lionel Messi e shënoi një rekord të ri të Ligën e Kampionëve me golin e tij në fitoren jobinadëse të Barcelonës me rezultat 2:1 në ndeshjen e Grupit F kundër Slavia Pragues.

Kapiteni i Barcelonës, me golin e tij në minutën e tretë, u bë lojtari i parë që arrin të shënojë gol në 15 sezone radhazi të Ligës së Kampionëve, përderisa edhe e barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Raulit, pasi që tashmë ka shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më të madhe të Evropës.

Pas ndeshjes, Valverde tha se Messi është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe se i ka bërë të gjitha ato rekorde të duken të lehta.

“Ai është lojtari që mund ta vendosë secilën ndeshje. Çdo ditë e shohim atë dhe ai vetëm sa bëhet edhe më i mirë”, u shpreh Valverde.

“Një tjetër rekord për Leon e mrekullueshëm. Këto gjëra janë të lehta për t’u thënë, mua më duken të natyrshme, por janë shumë të vështira për t’u arrirë”.

Me këtë fitore, Barcelona i arriti shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa gara për t’u kualifikuar ende është e ngushtë mes katalonasve, Borussia Dortmundit dhe Interit.

(Kosova Sot Online )