Messi e thyen një rekord dhe e arrin një tjetër në Ligën e Kampionëve

  • 24 October 2019 - 09:38
Messi e thyen një rekord dhe e arrin një tjetër në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi e theu një rekord të mërkurën me golin e tij kundër Slavia Prahas, ndërsa i barazoi dy legjenda të Real Madridit, Raulin dhe Cristiano Ronaldon, për një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi Lionel Messi e shënoi një rekord të ri të Ligën e Kampionëve me golin e tij në fitoren jobindëse të Barcelonës me rezultat 2:1 në ndeshjen e Grupit F kundër Slavia Pragues. Kapiteni i Barcelonës, me golin e tij në minutën e tretë, u bë lojtari i parë që arrin të shënojë gol në 15 sezone radhazi të Ligës së Kampionëve – rekord ky që daton qysh nga sezoni 2005/05.

Në atë sezon, të parin të plotë për ekipin e parë të Barcelonës, Messi shënoi gol në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Panathinaikosit për ta nisur atë që rezultoi të jetë një ecuri rekorde në Ligën e Kampionëve.

Përderisa Panathinaikos ishte viktima e parë e Messit në Ligën e Kampionëve, Slavia Praha u bë skuadra e 33-të e ndryshme kundër të cilëve ka shënuar argjentinasi, i cili tashmë e ka barazuar këtë rekord.

Golat kundër 33 klubeve të ndryshme në karrierën në Ligën e Kampionëve bëjmë që Messi ta barazojë këtë rekord të vendosur më parë nga Rauli dhe Ronaldo, të cilët gjithashtu kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më të madhe të Evropës.

Kjo treshe e kryeson edhe listën për golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve – listë të cilën e kryeson Ronaldo me gjithsej 127 gola, përderisa Messi i ka 112 e Rauli 71.

Të martën, Kylian Mbappe shkëlqeu me tri gola të shënuar në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke bërë që tani ta ketë arritur shifrën prej 15 golash në Ligën e Kampionëve vetëm në moshën 20 vjeç dhe 306 ditë.

Ky rekord e bën atë lojtarin më të mirë në histori që i ka arritur 15 gola, duke e thyer kështu rekordin e vendosur paraprakisht Messi, i cili e arriti këtë shifër kur i kishte 20 vjeç dhe 288 ditë.

Mbappe gjithashtu arriti të bëhet lojtar i parë që hyn në lojë nga stoli dhe arrin t’i shënojë tri gola në Ligën e Kampionëve që nga tetori i vitit 2008, kur Joseba Llorente e shënoi një het-trik të tillë për Villarrealin kundër Aalborgut.

(Kosova Sot Online )