Ozil dhe Emery debatojnë në stërvitje

  • 24 October 2019 - 09:52
Ozil dhe Emery debatojnë në stërvitje

Një videon e publikuar së fundi në rrjetet sociale shihen mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, dhe trajneri Unai Emery duke debatuar mes vete. Pas kësaj video, mesfushori gjerman me origjinë reagoi në Twitter.

Mesfushori gjerman u la jashtë skuadrës në disfatën e Topçinjve kundër Sheffield Unitedit të hënën. Të mërkurën u publikua një video e dyshes në stërvitje, ku ata duken se po debatojnë të pakënaqur me njëri-tjetrin.

Tifozët fillojnë të mendojnë se çfarë ndodhi mes dyshes dhe mesfushori gjerman i nxiti edhe më shumë këto diskutime me postimin e tij të fundit në Twitter.“Ti më bën të qesh…”, shkroi Ozil në llogarinë e tij.

)Kosova Sot Online )