Zbulohet dënimi i UEFA-s për Francën, pas gafës me himnin e Shqipërisë

  • 24 October 2019 - 10:24
Zbulohet dënimi i UEFA-s për Francën, pas gafës me himnin e Shqipërisë

Revista prestigjioze franceze, L’Equipe, ka bërë të ditur se UEFA ka marrë vendim që ta ndëshkojnë Francën me 20 mijë euro për shkak të gabimit që e bënë me himnin e Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

Franca e mposhti Shqipërinë më 7 shtator, në stadiumin “Stade de France”, me rezultat 4:1. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit mbeti e turpëruar nga një incident që ndodhi para fillimit të ndeshjes.

Në vend të himnit kombëtar shqiptar, në Paris u intonua himni i Andorrës. Kjo çoi te shtyjae ndeshjes për shtatë minuta, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan ta nisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi i francezëve.

Gjithsesi, posa u gjet himni i duhur, spikeri në stadium bëri një gafë tjetër duke iu kërkuar falje tifozëve të Armenisë, në vend të atyre të Shqipërisë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, i kishte shkruar letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, duke i kërkuar falje për gafat para fillimit të ndeshjes mes këtyre dy Kombëtareve.

“Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, ju lutem pranoni sërish keqardhjen dhe faljen time të sinqertë për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë tifozëve Shqiptarë pas luajtjes gabim të himnit kombëtar para nisjes së ndeshjes kualifikuese mes Francës dhe Shqipërisë, të mbajtur të shtunën e kaluar”, shkruhej në letrën e Le Graet.

Megjithatë, kjo kërkimfalje nuk ishte e mjaftueshme për UEFA-n, që sipas revistës franceze L’Equipe Les Blues janë dënuar me gjobë prej 20 mijë eurosh.

(Kosova Sot Online)