Lista e FIFA-s: Top treshja mban kreun, ngritje të mëdha të Kombëtareve të tjera

  • 24 October 2019 - 11:42
Lista e FIFA-s: Top treshja mban kreun, ngritje të mëdha të Kombëtareve të tjera

Përderisa 184 ndeshjet e zhvilluara gjatë fillimit të muajit tetor lanë gjurmë në ranglistën e FIFA-s këtë muaj, top treshja e kësaj liste nuk është ndikuar nga këto ndeshje të zhvilluara.

Belgjika (e para, në të njëjtën pozitë) ende e kryeson këtë listë, ndërsa ndiqet nga pas sërish nga Franca, e dyta, dhe nga Brazili, i treti.

Megjithatë, rivalët e tyre në top dhjetëshe u janë afruar treshes së parë. Uruguai është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet i pesti, Kroacia gjithashtu është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet e shtata e Argjentina e nënta.

Por, ngritjet më të rëndësishme i kanë shënuar Rusia (pesë pozitë më lart, në vendin e 37-të), Turqia (katër pozita më lart, e 32-ta) dhe Ukraina (tri pozita më lart, në vendin e 22-të).

Listën e plotë mund ta gjeni këtu, për radhitjen e Kosovës.
 

(Kosova Sot Online)