Ankohet trajneri i Dortmundit: Interi nuk krijoi asgjë, shënoi nga gabimi ynë

  • 24 October 2019 - 14:32
Ankohet trajneri i Dortmundit: Interi nuk krijoi asgjë, shënoi nga gabimi ynë

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, nuk u pajtua me fitoren e Interit 2:0 kundër skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, duke thënë se zikaltrit nuk krijuan asgjë deri njëzet minuta para fundit.

Golat nga Lautaro Martinez dhe Antonio Candreva ia siguruan Interit fitoren e parë në Grupin F në Ligën e Kampionëve të mërkurën në San Siro, por Favre ndien se rezultati final ishte i padrejtë.

“Ne i respektojmë të gjithë, sepse e dimë se jemi në një grup të vështirë”, tha Favre pas ndeshjes.

“Ne luajtëm mirë, ishim të qëndrueshëm dhe nuk bëmë lëshime. Ata shënuan nga gabimi ynë, por pa krijuar asnjë rast të mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë”, shtoi ai.

“Deri në minutën e 70-të, Interi nuk krijoi gati asgjë. Ne rrezikuam dhe e ekspozuam veten në kundërsulme”, përfundoi ai.

Barcelona i prin grupit me 7 pikë, duke i lënë prapa Interin dhe Dortmundin që kanë nga 7 pikë.

(Kosova Sot Online)