De Rossi, drejt kthimit në Romë

  • 24 October 2019 - 14:45
De Rossi, drejt kthimit në Romë

Daniele de Rossi po përflitet për një kthim të mundshëm në Romë gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, për ta zëvendësuar babanë e vet si trajner i të rinjve të klubit.

Legjenda e Romës, Daniele de Rossi, i dha fund karrierës së tij të gjatë me Romën në fund të sezonit të kaluar, duke e bërë të qartë se ai ishte ndierë se duhet të largohej nga klubi.

Mesfushori pastaj iu bashkua Boca Juniors, por lëndimet e kanë karakterizuar periudhën e tij në Argjentinë deri më tani,

Tani, sipas Gazzetta dello Sport, verdhekuqtë janë duke dashur ta revolucionarizojnë akademinë e klubit dhe dëshirojnë ta arrijnë këtë duke e emëruar De Rossin si trajner aty.

Një tjetër trajner në akademi pritet të jetë Brunno Conti, i cili do të jetë në drejtim të skuadrës U-15, përderisa Alberto De Rossi, i cili për momentin është trajner i Primaverave, do të ngrihej në pozitën e trajnerit të një grupmoshe më të madhe.

Gazeta italiane raporton se vendi i Alberto De Rossit është lënë i hapur për djalin e tij, Daniele de Rossin.

Legjenda e Romës kishte bërë të ditur qysh më parë se dëshiron ta vazhdojë karrierën si trajner pasi të pensionohet si futbollist profesionist, mirëpo ai asnjëherë nuk ka lënë të kuptohet se kur do ta bëjë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot Online)