Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të mesjavës

  • 25 October 2019 - 09:24
Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të mesjavës

Gjatë mesjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të të IPKO Superligës. Gjilani pas fitores ndaj Llapit prin i vetëm në tabelë, ndërsa Drita pas humbjes nga Prishtina zbret në pozitën e tretë e Ballkani ngritet në vendin e dytë pas fitores me Flamurtarin

Tabela e IPKO Superligës së Kosovës në futboll ka pësuar ndryshime pas ndeshjeve të xhiros së 11-të, të cilat u zhvilluan në mesjavë.

Gjilani, me fitoren e thellë ndaj Llapit me rezultat 3:0 tash prin i vetëm në tabelë.

Kurse, Drita zbriti në pozitën e tretë pas humbjes 0:1 nga Prishtina.

E Ballkani u ngrit në vendin e dytë falë fitores ndaj Flamurtarit, 3:1.

Prishtina, nga ana e saj, pas fitores kundër Dritës u ngrit në vendin e katërt, me pikë të njëjta me Llapin, i cili është i pesti.

Kampioni aktual, Feronikeli mbetet në pozitën e gjashtë, 5 pikë prapa liderit, Gjilani

Image

(Kosova Sot Online )