“Cikloni” Haaland, Evropa çmendet pas yllit të ri norvegjez

  • 25 October 2019 - 09:51
“Cikloni” Haaland, Evropa çmendet pas yllit të ri norvegjez

Erling Braut Haaland është talenti  i madh që po e çmend futbollin botëror, shkruan Gazeta Expess.

I lindur më 21 korrik 2000, por me personalitet super-fascinues.

“Cikloni norvegjez” ka shpërthyer këtë sezon në Champions League, ku i ka realizuar gjashtë gola në vetëm tri ndeshje.

Ky njëherësh është edhe një rekord i ri në histori të Ligës së Kampionëve.

Kundër Napolit në mesjavë ai ishte protagonist i një paraqitjeje fantastike: realizoi dy gola, por u shqua edhe me aftësitë e tij të rralla fizike dhe teknike.

Ai i ka realizuar 20 gola sezonalë në vetëm 13 ndeshje në fanellën e Salzburgut.

Emri i tij po qarkullon në “pazarin” e Evropës dhe klubet më të mëdha ia kanë vënë syrin.

Duke nisur nga Barcelona, për të kaluar tek Real Madridi, Manchester Unitedi, Liverpooli, Juventusi e Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)