Chelsea i kërkon dy sulmues për janar

  • 25 October 2019 - 10:57
Chelsea i kërkon dy sulmues për janar

Trajneri Frank Lampard ka kërkuar përforcime në afatin kalimtar të janarit, kur ky klub do ta kalojë dënimin dhe do të ketë të drejt të blejë futbollistë.

Chelsea shpreson që ta ri-hapë “pazarin” e transfereve me dy përforcime në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, The Sun.

“Blues” për momentin janë të dënuar dhe nuk kanë të drejt të bëjnë përforcime.

Por, ata besojnë se dënimi do t’ju kalojë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Nëse do të jenë të pastër në janar, londinezët do t’i kërkojnë sulmuesit, Timo Werner nga Red Bull Leipzig dhe Callum Wilsonin e Bournemouthit.

Trajneri Frank Lampard nuk është i kënaqur me fazën e sulmit dhe me lojtarët që i ka në dispozicion, prandaj ka kërkuar përforcime.

(Kosova Sot Online)