Mandzukic – Man Utd, punë e kryer

  • 25 October 2019 - 13:29
Mandzukic – Man Utd, punë e kryer

Sulmuesi kroat pritet ta sprovojë veten në kampionatin anglez, duke u transferuar në Manchester United

Mario Mandzukic pritet ta veshë fanellën e Manchester Unitedit në pjesën e dytë të sezonit.

“Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me futbollistin, i cili e ka pranuar një rrogë më të vogël vetëm për të luajtur në “Old Trafford”.

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se 33 vjeçari dëshiron të largohet nga Juventusi në janar.

Ai nuk po ka hapësira në Torino pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.

Sulmuesi kroat pëlqehet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka shumë nevojë për sulmues. 

(Kosova Sot Online)