Suso drejt largimit nga Milani

  • 25 October 2019 - 13:37
Suso drejt largimit nga Milani

Futbollisti anësor ka rënie të formës dhe “Rossoneri” po planifikojnë ta shesin atë në janar.

E ardhmja e Susos mund të jetë larg Milanit.

Futbollisti anësor ka rënie të madhe të formës dhe tifozëve “Rossoneri” iu ka humbur durimi.

Ata kërkojnë nga futbollisti spanjoll t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet.

Suso bëri paraqitje të zbehtë sidomos në duel me Leccen.

Ai është larg Susos që jemi mësuar ta shihnim para dy vitesh.

Megjithatë, trajneri Stefano Pioli e ka ndërmend t’ia japë rastin ish-futbollistit të Liverpoolit edhe ndaj Romës.

Dhe, ky mund të jetë njëri prej rasteve të fundit për përfaqësuesin spanjoll.

Gjatë janarit, ai mund të transferohet në Fiorentinë, por në opsion janë edhe Premierliga e La Liga.

(Kosova Sot Online)