Man Utd e Barça ia vënë syrin Martinezit

  • 25 October 2019 - 15:18
Man Utd e Barça ia vënë syrin Martinezit

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen këtë sezon me Interin, ndërsa ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Argjentinës. Futbollistit ia kanë vënë syrin Manchester United e Barcelona

Lautaro Martinez është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë sot.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e Interit, ndërsa shënoi gol edhe në fitoren 2:0 ndaj Borussia Dortmundit gjatë mesjavës në Champions League.

Dhe, forma e tij e mirë ka bërë që klubet e mëdha t’ia vënë syrin.

Në fakt, Manchester United dhe Barcelona janë të interesuara për shërbimet e 22 vjeçarit.

Sipas “FC Inter News”, klauzola e shkëputjes së kontratës së Martinezit është 111 milionë euro.

Barça synon ta formojë një “sulm vrasës” me dy argjentinas, Lionel Messi – Lautaro Martinez.

Ndërkohë, United e ka Martinezin në “top-listë”, së bashku me yllin e ri norvegjez, Erling Haaland.

(Kosova Sot Online)