“Edhe Ronaldo ka nevojë për pushim”

  • 25 October 2019 - 16:43
“Edhe Ronaldo ka nevojë për pushim”

Sarri ka paralajmëruar se do ta largojë Ronaldon nga 11-shja javëve të ardhme për ta pushuar.

Cristiano Ronaldo mund të pushojë për ndeshjen që Juventusi e zhvillon të shtunën në Serie A me Leccen me trajnerin, Maurizio Sarri, që mendon se CR7 duhet të largohet nga formacioni.

Ai nuk ka treguar se do të jetë pikërisht ndeshja e nesërme që Ronaldo të pushohet, por ka konfirmuar se për shkak të moshës, 34-vjeç, CR7 ka nevojë të pushojë kohë pas kohe këtë edicion.

“Shumë shpesh flas me Ronaldon. Edhe ai ka nevojë që kohë pas kohe të pushojë. Do të shohim kur, bazuar se si ndjehet”, tha Sarri.

“Aktualisht nuk kam shumë opsione për rotacione në skuadër. Do t’i ndryshojmë gjërat varësisht prej lojtarëve”.

Ronaldo ka startuar pothuajse në të gjitha, përveç në një ndeshje me Juventusin këtë edicion: 10 paraqitje, 5 gola (deri më tani). 

(Kosova Sot Online)