Wilder thotë se Fury do ta simulojë një lëndim në WWE që ta shmangë rimeçin me të

  • 25 October 2019 - 16:52
Wilder thotë se Fury do ta simulojë një lëndim në WWE që ta shmangë rimeçin me të

Para rimeçit mes tyre, Wilder do të zhvillojë një tjetër rimeç, atë me Luis Ortiz (23 nëntor), derisa Fury do të debutojë në WWE kundër Braun Strowman në Arabinë Saudite më 31 tetor. Sipas, Deontay kalimi në WWE i jep mundësi Tysonit që shtiret kinse është lënduar, në mënyrë që ta shmangë rimeçin me të. 

“Nuk jam befasuar që ka hyrë në WWE. E kemi thënë edhe më herët se do të përpiqet ta bëjë, ai ka vazhduar të japë arsyetime lidhur me rimeçin. Tash ka hyrë në WWE, ku ‘do të lëndohet’ duke gjetur arsyetime dhe ne tashmë kemi dëgjuar për nyjën e tij të ndrydhur”, ka deklaruar Wilder për SunSport.

Pas duelit të parë ndërmjet amerikanit dhe britanikut, Fury nënshkroi me Top Rank që kërkoi shtyrjen e rimeçit, ndërsa tash thuhet se ai do të përfitojë rreth 14 milionë euro për duelin në WWE, gjë për të cilën nuk beson Wilder.

34-vjeçari thotë se nënshkrimi me Top Rank (siç është thënë në vlerë prej 90 milionë eurosh) ishte për ta shtyrë rimeçin mes tyre, ndërsa pohon se nëse kjo është e vërtetë, atëherë nëse Fury do ta mposhtte kampionin, do të përfitonte kontratë të re në vlerë prej 180 milionë eurosh.

“Nëse të japin 100 milionë dollarë (90 milionë euro), imagjino po ta mposhtësh mbretin dhe të bëhesh kampion, do të kesh vlerën 200 milionë dollarë (180 milionë euro). Pastaj do ta nënshkruash kontratën me ta, mirëpo padyshim se në vend të rimeçit zgjodhe marrëveshjen, për ta shmangur rimeçin”, ka shtuar kampioni i WBC-së. 

(Kosova Sot Online )