Rodrygo bën ëndrrën realitet, ftohet nga Brazili – Vinicius mbetet në shtëpi!

  • 25 October 2019 - 17:13
Rodrygo bën ëndrrën realitet, ftohet nga Brazili – Vinicius mbetet në shtëpi!

Sulmuesi i Real Madridit është ftuar për herë të parë nga Brazili. Nuk janë ftuar Vinicius dhe Neymar; po Casemiro, Militao, Arthur, Felipe dhe Lodi.

Rodrygo Goes, sulmuesi i Real Madridit, ka marrë për herë të parë ftesë nga Tite për ndeshjet e nëntorit që Brazili do t’i zhvillojë me Argjentinën (15/11) në Arabinë Saudíte dhe Korenë e Jugut në Abu Dabi (19/11).

18-vjeçari, që befasisht hyri në formacionin startues në Champions League kundër Galatasaray, do të luajë për herë të parë me ekipin A të Brazilit.

Përveç Rodrygos, Militao dhe Casemiro janë dyshja tjetër nga Reali, derisa duket se derisa Tite do të jetë trajner, s’do të ketë vend për Marcelon, që sërish është lënë jashtë, ashtu si 19-vjeçari, Vinicius.

Tite ka ftuar dy lojtarë të Atleticos, Lodi dhe Felipe. Emerson i Betis dhe Arthur i Barcelonës janë të tjerë që kanë hyrë në listën e Tites, derisa Neymar ka mbetur jashtë për shkak të dëmtimit.

PORTIERË: Alisson (Liverpool), Daniel Fuzatto (Roma) e Ederson (Manchester City).

Mbrojtës të majtë dhe të djathtë: Danilo (Juventus), Emerson (Real Betis) Alex Sandro (Juventus), Renan Lodi (Atlético de Madrid).

Qendërmbrojtës: Éder Militão (Real Madrid), Felipe (Atlético de Madrid), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Thiago Silva (Paris Saint-Germain).

MESFUSHORË: Arthur (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Fabinho (Liverpool), Lucas Paquetá (Milan), Douglas Luiz (Aston Villa), Philippe Coutinho (Bayern).

SULMUES: David Neres (Ajax), Firmino (Liverpool), Richarlison (Everton), Gabriel Jesus (Manchester City), Rodrygo (Real Madrid) dhe Willian (Chelsea).

(Kosova Sot Online)