Pique: Më vjen keq, është e vështirë të jesh tifoz i Realit

  • 25 October 2019 - 17:35
Pique: Më vjen keq, është e vështirë të jesh tifoz i Realit

Pique ka qenë protagonist i një bisede argëtuese me një fans të tij në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Barcelonë ka realizuar një konkurs nëpërmjet të cilit do t’i dhuronte disa bileta falas për ditën hapëse të ‘Davis Cup’ dhe një fitues ishte me fat, pasi pati mundësinë të flas me idhullin e shumë tifozëve nëpër botë.

Pique i ka dhënë numrin e tij një fansi me emrin Jose, i cili ka rezultuar të jetë ndjekës i rregullt i tenisit… por edhe fans i Real Madridit. Kështu, pas prezantimeve të rastit, ka ardhur edhe rrëfimi:

“Jam tifoz i Real Madridit”, ka thënë Jose.

Pique i është përgjigjur: “Më vjen keq, e di se është e vështirë të jesh tifoz i Real Madridit tani, por nëse të pëlqen tenisi…”.

Ishte një batutë, asgjë më shumë nga Pique në bisedë me tifozin, por është pasuar nga shumë komente ironike në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)