Shpresat e Solskjaer janë te Martiali

  • 25 October 2019 - 17:39
Shpresat e Solskjaer janë te Martiali

Martial është i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq” dhe Solskjaer beson se Unitedi tani do të jetë tjetër skuadër

Ole Gunnar Solskjaer shpreson që Manchester United do të rikthehet te rezultatet pozitive me rikthimin e Anthony Martial, që është gati dhe duket në formë, pas lëndimit që e la jashtë për një kohë.

Katër ndeshje pa fitore në katër xhirot e fundit në Premierligë, 2 humbje dhe 2 barazime – janë rezultatet negative të Unitedit javëve të fundit që kanë bërë që “Djajtë e Kuq” të zbresin në pozitën e 14 në renditje me vetëm 10 pikë të grumbulluara. 

Rezultatet e dobëta kanë qenë edhe si pasojë e mungesës së disa lojtarëve kyç, sidomos në sulm, ajo e Anthony Martial.

Megjithatë, ai tashmë është kthyer dhe shënoi golin e tre pikëve në Europa League të enjten kundër Partizanit.

Solskjaer beson se me kthimin e Martial, do të kthehet edhe Unitedi te rezultatet pozitive.

“Nuk kemi krijuar aq shumë shanse sa do të kishim dashur dhe natyrisht se s’kemi shënuar as shumë gola, aq sa do të dëshironim”, tha Solskjaer.

“Tani me kthimin e Anthony, që gjeti golin, jam i sigurt se do të përmirësohemi si ekip me të në anën tonë. Ai na dhuron neve diçka më shumë në ndeshje”.

(Kosova Sot Online)