Conte: Inter duhet të ketë ‘shpirt italiani’

  • 25 October 2019 - 17:59
Conte: Inter duhet të ketë ‘shpirt italiani’

Antonio Conte ka konfirmuar besimin e tij në sulmuesin e ri, Sebastiano Esposito, dhe ka shprehur dëshirën që të ketë një Inter me shpirt të italianit.

Esposito ka impresionuar me paraqitjen kundër Borussia Dortmund në Champions League, edhe pse është vetëm 17-vjeçar, dhe raportohet se të riut do t’i ofrohet kontratë e re nga Interi.

“Në sulm startuam me ideja specifike”, tha Conte ne konferencë për media. 

“E dinim se kishim tre sulmues me disa karakteristika; Lukaku, Sanchez dhe Lautaro, derisa Politano nuk ka karakteristika të sulmuesit, por ai tashmë ka luajtur si një i tillë te Sassuolo”.

“Esposito ishte zgjedhja e pestë, kështu që nga kjo pikëpamje ishim të qetë. Që kur u lëndua Sanchez, që është humbje e madhe për ne, ne kemi tani Espositon që ka bërë mirë që nga vera”.

“Është e rëndësishme që ne të kemi shpirt italiani. Pas kësaj, për shembull, unë e konsideroj Handanovicin italian!”.

“I dhashë Pogbës debutimin kur ishte 18-vjeçar. Për mua, lojtarët e rinj janë vlerë e shtuar në ekip, por ata duhet të na japin garanci – Esposito dhe Bastoni po e bëjnë këtë”.

(Kosova Sot Online)