Përballja e rivalëve të vjetër

  • 25 October 2019 - 21:08
Përballja e rivalëve të vjetër

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt.

Në këtë xhiro dallohen përballjet mes rivalëve të vjetër, ku Sigal Prishtina do të takohet me Trepçën, derisa Peja e pret Bashkimin. Prishtinasit shihen favoritë, pasi kanë katër fitore dhe një humbje në pesë takimet e para, derisa mitrovicasit kanë një fitore dhe tre humbje.

Peja-Bashkimi është sfidë shumë interesante, ku të dy skuadrat kanë nga tre fitore dhe dy humbje.

Ponte Prizreni do të ballafaqohet me Golden Eagle Ylli. Prizrenasit kanë tre fitore dhe tre humbje, derisa therandasit katër fitore dhe një humbje.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Lipjanit. Skuadra nga Drenasi ka debutuar këtë edicion në Superligë dhe ka një fitore me Rahovecin, derisa lipjanasit ende janë në kërkim të fitores së parë, kurse numërojnë gjashtë humbje. Rahoveci pushon në këtë xhiro. 

Superliga – Java 7

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

E diel

17:00 Peja – Bashkimi

19:00 Feronikeli – Lipjani

 Rahoveci / pushon

(Kosova Sot Online)