Bale dhe James do të sakrifikohen për Mbappen

  • 25 October 2019 - 22:08
Bale dhe James do të sakrifikohen për Mbappen

Mbappe është dëshira e madhe e Florentino Perez dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta parë në “Santiago Bernabeu” me fanellën e bardhë.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Real Madridi do të bëjë çmos që gjatë verës së vitit 2020 ta transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Për të arritur te 21-vjeçari, Reali do të sakrifikojë dyshen Gareth Bale dhe James Rodriguez, të cilët nuk preferohen nga Zinedine Zidane, edhe pse përfunduan duke luajtur edhe këtë sezon në Madrid. 

20-vjeçari, fitues i Kupës së Botës me Francën, është zhvillua shumë si lojtar viteve të fundit dhe shihet si pasues i mundshëm i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe për këtë Florentino Perez dëshiron ta shndërroj atë në blerje ‘galaktike’.

Por, për të arritur deri te francezi, Reali duhet të bëjë shumë për ta bindur PSG-në, që vit pas viti po forcohet dhe nuk është klub që largon më të mirët, e sidomos një futbollist me të ardhme të ndritur si Mbappe.

Megjithatë, shitjet e Bale dhe James në verën e vitit 2020, do të krijojnë një shumë të konsiderueshme të parave për të arritur deri te Mbappe. Përveç Bale e James, Isco, Modric, gjithashtu do të largohen nga Reali pas këtij sezoni.

Revolucioni për të cilin u fol në verën e vitit 2019, duket se do të ndodhë në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)