Scholes: Ozil lojtar i shkëlqyeshëm për Manchester Unitedin

  • 25 October 2019 - 22:37
Scholes: Ozil lojtar i shkëlqyeshëm për Manchester Unitedin

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se Djajtë e Kuq duken të nënshkruajnë me lojtarë për ta përmirësuar mesfushën e tyre.

Sipas Calciomercato.com, Scholes e sheh lojtari i duhur është Mesut Ozil i Arsenalit, i cili nuk po luan aq me klubin londinez.

“Unë nuk e di situatën e Mesut Ozil. Unë mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe mund të jetë lloji i lojtarit që Manchester United mund të përdorë”, ka thënë Scholes. 

Ozil, i cili është nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, po kalon një kohë të keqe te klubi i Arsenalit.

Fituesi 31-vjeçar i Kupës së Botës ka bërë vetëm dy paraqitje për Arsenalin që nga fillimi i sezonit.

Ai ka luajtur për 71 minuta kundër Watford në Ligën Premier dhe 71 minuta kundër Nottingham Forest në kupën EFL.

(Kosova Sot Online)