Icardi flet me gola, PSG vendos për blerjen përfundimtare

  • 26 October 2019 - 08:27
Icardi flet me gola, PSG vendos për blerjen përfundimtare

Mauro Icardi u transferua te Paris Saint Germain në orët e fundit të merkatos, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, pasi nuk kishte shanse të luante në skuadrën e Interit, por duket se është ambientuar shumë mirë në klubin e ri.

Sulmuesi argjentinas ia ka dalë të shënojë 5 gola në 6 ndeshje, 3 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve, dhe për këtë arsye, drejtuesi i klubit francez, Leonardo po mendon të mbyllë blerjen e tij që gjatë këtij viti.

Hipoteza e hedhur nga spanjollët e “AS” u konfirmua sot nga “L’Equipe”, sipas të cilës Leonardo po planifikon që në javët e ardhshme të udhëtojë në Milano, për të njoftuar homologët e tij te Interi vendimin e PSG-së për të blerë Mauro Icardin.

(Kosova sot Online )