Leicester City n’histori të Premierligës pasi ia shënoi 9 gola Southamptonit

  • 26 October 2019 - 09:14
Leicester City n’histori të Premierligës pasi ia shënoi 9 gola Southamptonit

Vardy dhe Perez kanë shkëlqyer dytë me nga një het-trik për ta shkatërruar 9-0 Southamptonin dhe për të shkruar histori në Premierligë. Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell, Youri Tielemans dhe James Maddison

Kampioni i Premierligës në vitin 2016, Leicester City, pas disa vitesh ka treguar fytyrën e vërtetë sërish, duke konfirmuar kështu se këtë sezon, mund të jetë kërcënim serioz për klubet e mëdha për një vend në top katërshe, që dërgon në Champions League.

Skuadra në top formë e Brendan Rodgers ka fituar 0:9 në udhëtim te Southampton në xhiron e nëntë në Premierligë.

Në këtë ndeshje shkëlqyen i transferuari nga Newcastle United, Ayoze Perez dhe sulmuesi Jamie Vardy. Që të dy shënuan nga tre gola.

26-vjeçari, ishi i Newcastle shënoi het-trik, ai realizoi në minutat 19’, 39’ dhe 57’, derisa  Jamie Vardy, realizoi në minutat 45’, 58’ dhe nga penalltia në minutën e 92-të.

Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell 10’, Youri Tielemans 17’ dhe James Maddison, në minutën e 85’.

Kjo fitore e thellë është për librat e historisë në Premierligë.

Leicesteri shënoi 5 gola në pjesën e parë, diçka që e ka bërë vetëm Man City këtë sezon dhe më 2010 dhe përveç kësaj, skuadra e Rodgers u bë vetëm një ndër ekipet e pakta që fiton me rezultat shumë të thellë, duke barazuar rekordin e Manchester United që më 1995 e kishte mposhtur 9-0 Ipswic.

Derisa e mbanë rekordin për vete duke u bërë skuadra e vetme që në udhëtim në Premierligë shënon 9 gola.

Fitoret më të thella në histori të Premierligës:

2019: Southampton 0-9 Leicester
1995: Man Utd 9-0 Ipswich
2009: Spurs 9-1 Wigan
1999: Newcastle 8-0 Sheff Wed
2010: Chelsea 8-0 Wigan
2012: Chelsea 8-0 Aston Villa
2014: Southampton 8-0 Sunderland
2019: Man City 8-0 Watford

(Kosova Sot Online )