Trajneri i Rrahmanit dhe Kumbullës shpërthen ndaj gazetarit: “Keni parë një m*t!”

  • 26 October 2019 - 09:54
Trajneri i Rrahmanit dhe Kumbullës shpërthen ndaj gazetarit: “Keni parë një m*t!”

Hellas Verona ka pësuar humbje minimale 0-1 në shtëpi nga Sassuolo.

Dyshja shqiptare e mbrojtjes së Veronës, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, startuan në këtë ndeshje, derisa 19-vjeçari i Shqipërisë u largua nga loja në minutën e 82-të.

Ivan Juric, trajneri i Veronas, pas ndeshjes së humbur ndaj Sassuolos 1-0 në “Bentegodi”, është shfaqur i zemëruar para gazetarëve.

Përveç se i ka tërhequr vëmendjen më të rinjve duke thënë se “disa nuk e dinë ende se çfarë është futbolli”, ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së gazetarit se ekipi i tij pati rënie fizike: “Mund të të përgjigjem me dashakeqësi? Nuk ke parë një m**! Sassuolo po vuante ne vraponim!”.

Kjo humbje në shtëpi e lë Veronën e Rrahmanit dhe Kumbullës në pozitën e 15 me nëntë pikë, me rrezikun që të zbresë në zonën e rrezikshme, në varësi nga ajo se çfarë do të bëjnë rivalët të shtunën dhe të dielën në xhiron e nëntë në Serie A.

(Kosova Sot Online )