Era e fortë dhe shiu anulojnë kualifikueset në Phillip Island

  • 26 October 2019 - 10:26
Era e fortë dhe shiu anulojnë kualifikueset në Phillip Island

Anulohen garat kualifikuese për Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP.

Për shkak të erës së fortë dhe rrebesheve të vazhdueshme të shiut, çka cënojnë sigurinë e pilotëve në pistën e Phillip Island, organizatorët e garës vendosën që të mos zhvillohen kualifikueset.

Në fakt, flamuri i kuq u ngrit që në sesionin e tretë të provave të lira.

Vendimi përfundimtar për vendosjen e pilotëve në start do të merret të dielën në mëngjes (me orën e Australisë).

(Kosova Sot Online)