Tri fitoret më të mëdha në histori të Premierligës

  • 26 October 2019 - 12:06
Tri fitoret më të mëdha në histori të Premierligës

Vardy dhe Perez kanë shkëlqyer dytë me nga një het-trik të premten mbrëma për ta shkatërruar 9-0 Southamptonin. Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell, Youri Tielemans dhe James Maddison

Leicester City ka shkruar historinë me fitoren e thellë në udhëtim te Southampton, ku skuadra e Brendan Rodgers realizoi 9 gola.

Në këtë ndeshje shkëlqyen i transferuari nga Newcastle United, Ayoze Perez dhe sulmuesi Jamie Vardy. Që të dy shënuan nga tre gola.

26-vjeçari, ishi i Newcastle shënoi het-trik, ai realizoi në minutat 19’, 39’ dhe 57’, derisa  Jamie Vardy, realizoi në minutat 45’, 58’ dhe nga penalltia në minutën e 92-të.

Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell 10’, Youri Tielemans 17’ dhe James Maddison, në minutën e 85’.

Kjo fitore e thellë është për librat e historisë në Premierligë.

Leicesteri u bë vetëm skuadra e tretë në histori që shënon 9 gola në një ndeshje në Premier League, ndërsa skuadra e parë që shënon 9 herë në portën kundërshtare në një ndeshje në udhëtim.

(Kosova Sot Online)