Golashënuesit më të mirë në Premierligë, Vardy në maje

  • 26 October 2019 - 13:29
Golashënuesit më të mirë në Premierligë, Vardy në maje

Vardy dhe Perez kanë shkëlqyer dytë me nga një het-trik të premten mbrëma për ta shkatërruar 9-0 Southamptonin. Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell, Youri Tielemans dhe James Maddison

Leicester City ka shkruar historinë me fitoren e thellë në udhëtim te Southampton, ku skuadra e Brendan Rodgers realizoi 9 gola.

Në këtë ndeshje shkëlqyen i transferuari nga Newcastle United, Ayoze Perez dhe sulmuesi Jamie Vardy. Që të dy shënuan nga tre gola.

Për sulmuesin legjendat të Leicester City, Vardy, këto gola kanë shërbyer për të rrëmbyer kreun sa i përket më të mirëve në sezonin 2019/20 (deri më tani).

Ai është bërë golashënuesi më i mirë me 9 finalizime, pas 10 xhirove në Premierligë, duke lënë prapa Sergio Agueron dhe Tammy Abraham, dytë me nga tetë finalizime.

Golashënuesit më të mirë në Premierligë (deri më tani):
 

Image

(Kosova Sot Online)