Interi nis negociatat me Barcelonën për Rakiticin

  • 26 October 2019 - 13:58
Interi nis negociatat me Barcelonën për Rakiticin

Rakitic është rrugës për t’u larguar nga Barcelona.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalunase ‘Sport’, Interi tashmë ka nisur negociatat me Barcelonë për mesfushorin, Ivan Rakitic.

Por, problemi qëndron te çmimi, Barça do 35 milionë euro, ndërsa Interi është duke u përpjekur që ta marrë atë nën 30 milionë.

31-cjeçari ka humbur befasisht vendin e titullarit te Barça, ai ishte i pazëvendësueshëm që nga sezonin  2019/20.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri më 2021. 

(Kosova Sot Online)