Rexha e qëllon me ‘këpucë’ mbrojtësin e Drenicës, gjyqtari hesht – u ndërpre për pak minuta ndeshja!

  • 26 October 2019 - 15:07
Rexha e qëllon me ‘këpucë’ mbrojtësin e Drenicës, gjyqtari hesht – u ndërpre për pak minuta ndeshja!

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Drenicës dhe Feronikelit që po zhvillohet në “Bajram Aliu” të Skenderajt, ku po fiton Drenica 1-0. Po ashtu është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin që po zhvillohet në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, ku po takohen Vushtrria dhe Llapi, po fitojnë vendasit 1-0.

45 minutat e pjesës së parë dhuruan pothuajse gjithçka në Skenderaj mes Drenicës dhe Niklit, madje edhe për pak minuta u ndërpre takimi.

Rezultati u zhbllokua shumë herët.

Qemail Elshani realizoi në minutën e pestë për ta kaluar Drenicën në epërsi.

Pak minuta më vonë, një episod ndodhi mes futbollistëve që ka mundur të përfundojë me kartonë të kuq.

Në minutën e 10të, Kastriot Rexha i Feronikelit e qëlloi me ‘këpucë’ mbrojtësin Princ Balde, por gjyqtari Kreshnik Vula vendosi ta falë sulmuesin e “Niklit”.

Pak minuta më vonë, të lumtur për epërsinë në këtë derbi, tifozët nisën t’i fyejnë rivalët.

Në minutën e 20-të u ndërpre ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, pasi që tifozët vendas “Shqiponjat e Zeza” kanë ofenduar në kor ekipin e “Niklit”.

Më pas Krytrajneri i FC Drenicës, Tahir Lushtaku, ka shkuar në tribunën qendrore të stadiumit për t’i kërkuar tifozëve vendas t’i ndalin ofendimet ndaj skuadrës së Feronikelit dhe loja ka vazhduar, ku nuk pati më gola.

Në ndeshjen tjetër që ka nisur po ashtu nga ora 14:00, Vushtrria po e mund Llapin me rezultatin minimal 1-0.

Eri Lamçja ka shënuar gol në minutën e 26-të.

(Kosova Sot Online)