Guardiola paralajmëron Man Cityn: Po vazhduam kështu, do të biem nga liga

  • 26 October 2019 - 17:44
Guardiola paralajmëron Man Cityn: Po vazhduam kështu, do të biem nga liga

Pep Guardiola ka thënë se lufta për mbijetesë, jo gara për titullin e kampionatin,e pret Manchester Cityn nëse skuadra e tij e përsërit paraqitjen që e pati gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Aston Villas.

Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, s’e gjeti veten në 45 minutat e parë të ndeshjes në stadiumin Etihad kundër skuadrës së Dean Smith, Aston Villës.

Çfarëdo që Guardiola u tha lojtarëve të tij në zhveshtore, pas pjesës së parë të ndeshjes, pati një ndikim të madh në skuadrën e tij, pasi që Raheem Sterlingu arriti ta zhbllokojë rezultatin brenda disa sekondave.

Manchester City arriti ta mposhtë me rezultat 3:0 kundërshtarin në fund, përkundër që luajti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq. Kjo fitore bëri që Manchester City ta zvogëlojë epërsinë në tre pikë.

Guardiola beson se skuadra e tij është në gjendje të garojë për ta fituar titullin e tretë radhazi të Premierligës, por gjithashtu ka paralajmëruar se ata mund të jenë në luftë për mbijetesë nuk nuk i mbajnë standardet e larta.

“Para gjashtë ditësh, ne kishim dallim prej tetë pikësh e tani kjo diferencë është tri pikë. Nuk jam i shqetësuar për tabelën. Jam i shqetësuar për mënyrën se si luajtëm”, tha Guardiola, pas ndeshjes.

“Nëse luajmë në nivelin që luajtëm në pjesën e dytë të ndeshjes, ne mund të jemi në krye në fund të sezonit, jam i sigurt për këtë gjë”.

“Por, nëse luajmë ashtu siç luajtëm në pjesën e parë, ne do të jemi në zonën e rrezikut e shumë larg kreut të tabelës. Ky është mendimi im. Jo vetëm për këtë sezon, por gjithmonë”.

“Në pjesën e parë luajtëm futboll, por jo ashtu siç duhet të luajmë. Në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë. Goli i shënuar në fillim na ndihmoi dhe ne luajtëm në mënyrën që luajmë gjithmonë. Por, duhet ta bëjmë këto për 90 minuta e jo 45”.

(Kosova Sot Online)