Messi: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori të futbollit

  • 27 October 2019 - 11:17
Messi: Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori të futbollit

Lionel Messi ka thënë e legjenda braziliane, Ronaldo Nazario, është sulmuesi më i mirë që ai e ka parë në futboll.

Debati se kush është sulmuesi më i mirë në histori të futbollit nuk mbaron asnjëherë dhe duket se të gjithë kanë mendim të ndryshëm për këtë. Megjithatë, emra të caktuar janë gjithmonë në garë për këtë.

Të tillë janë Pele, Diego Maradona, Ronaldo Nazario, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Megjithatë, Messi, i cili cilësohet nga shumë persona si më i mirë i të gjitha kohëve në futboll pavarësisht kategorisë, ia ka dhënë titullin e sulmuesit më të mirë njërit prej konkurrentëve të vet: Ronaldo Nazarios.

“Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që i kam parë, ai ishte më i mirë. Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm”, tha Messi në një intervistë për TyC Sports.

I pensionuar tash e një kohë të gjatë, Ronaldo ka luajtur për Barcelonën, Interin dhe Real Madridin. Ai ia ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje në nivel klubi dhe i ka shënuar mbi 300 gola.

Ronaldo e ka fituar Topin e Artë dy herë dhe është shpallur Lojtari më i Mirë i FIFA-s tri herë. 

(Kosova Sot Online)