Gjilani – Trepça ’89 derbi i së dielës në Superligë

  • 27 October 2019 - 11:46
Gjilani – Trepça ’89 derbi i së dielës në Superligë

Java e 12-të në Ipko Superligën e Kosovës, vazhdon me tri ndeshje tejet interesante.

Lideri Gjilani do të luajë kundër Trepçës’89, ndeshje e cila do të zhvillohet në Drenas.

Gjilani pas fitores ndaj Llapit javën e kaluar shpreson të vazhdojë këtë seri, në mënyrë që të mbajë vendin e parë në tabelë.

Nga ana tjetër edhe Trepça’89 ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt dhe kërkon të vazhdojë këtë seri të fitoreve për t’u rikthyer në formën e duhur. 

Tjetër ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante është mes Ferizajt dhe Dritës.

Ferizaj kërkon fitore në mënyrë që ta largohet nga zona e barazhit, mirëpo nuk do ta këtë të lehtë, pasi Drita gjithashtu dëshiron fitore për t’iu afruar kreut të tabelës.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

Për Ballkanin, i cili është në formë të mirë, kjo ndeshje nuk pritet të jetë shumë e vështirë pasi Dukagjini gjatë këtij sezoni ka vetëm dy fitore dhe një barazim në 11 ndeshje të zhvilluara.

Të tri ndeshjet zhvillohen në ora 14:00.

(Kosova Sot Online)