Juventusi rivalizon Napolin në garë për yllin e Tottenhamit, Son

  • 27 October 2019 - 14:05
Juventusi rivalizon Napolin në garë për yllin e Tottenhamit, Son

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Son Heung-min po pëlqehet shumë nga klubi i madh italian, Juventusi, të cilët janë gati të tentojnë transferimin e tij. 

Ylli i Koresë së Jugut ka shkëlqyer çdo sezon e më shumë me klubin londinez që ka transferimi i tij nga Bayer Levekusen katër vjen më parë.

Forma e lartë dhe përulësia e tij në punë ka bërë që sulmuesi i Spurs të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Para disa ditës, Son u lidh me një transferim te Napoli, ndërsa tani thuhet se një rival i tyre i madh do t’i rivalizojë ata në garën për transferimin e tij.

Sipas mediumit britanik Express.com.uk, Juventusi i është bashkuar garës për transferimin e Sonit, i cili vlerësohet lartë nga Tottenhami.

(Kosova Sot Online)