Icardi e harron Interin: PSG-ja, ekipi im më i mirë

  • 28 October 2019 - 10:40
Icardi e harron Interin: PSG-ja, ekipi im më i mirë

Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain është ekipi më i mirë në të cilin ka luajtur ndonjëherë, pas dy golave që i shënoi të dielën në fitoren e parisienëve kundër Marseille.

Icardi i ndihmoi kampionit francez ta mundë 4:0 Marseillen të dielën mbrëma dhe ta rrisë në tetë pikë epërsinë në krye të Ligë 1.

Sulmuesi argjentinas i ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje për PSG-në në ligë.

“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren sonte”, tha Icardi për Canal +.

“Unë kam luajtur me kampionë të mëdhenj, por ky ekip i PSG-së është më i miri për të cilin kam luajtur. Ndihem mirë dhe mund të shënoj gola”, shtoi ai.

Icardi është i huazuar nga Interi në PSG deri në fund të edicionit aktual, por klubi francez e ka mundësinë për ta blerë argjentinasin në përfundim të sezonit për një shumë prej 70 milionë eurove sipas marrëveshjes së huazimit mes palëve. 

(Kosova Sot Online)