Rakitic drejt largimit nga Barcelona

  • 28 October 2019 - 12:39
Rakitic drejt largimit nga Barcelona

Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira në ekipin e Ernesto Valverdes këtë sezon dhe gjatë janarit pritet t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Barcelona.

E ardhmja e Ivan Rakiticit duket se do të jetë larg Barcelonës.

Mesfushori kroat ka përfunduar disa herë në bankinë këtë sezon dhe nuk po ka hapësira të mjaftueshme dhe të kënaqshme për të në ekipin e Ernesto Valverdes.

Prandaj, e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se ish-futbollisti i Sevillës po e mendon largimin nga Camp Nou në afatin kalimtar të janarit.

Rakitic e ka nisur vetëm një nga nëntë ndeshjet e këtij sezoni nga fillimi në La Liga.

Për të, interesim ka nga klubet e Serie A, Juventus e Inter, por edhe nga Paris Saint-Germaini në Francë.

(Kosova Sot Online)