Wanda: Icardi ishte shumë afër kalimit në Milan

  • 28 October 2019 - 14:21
Wanda: Icardi ishte shumë afër kalimit në Milan

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ka zbuluar se Icardi ishte shumë afër kalimin te rivali i përjetshëm i Interit, Milani, sepse qëndrimi në qytetin e Milanos do të ishte më i mirë, sipas saj.

Interi e huazoi Icardin përfundimisht në Paris Saint-Germain gjatë verës, por Wanda pretendon se kalimi në Milan ka qenë një mundësi reale për bashkëshortin e saj.

“Ne patëm mundësi ta dërgonim Mauron në Milan”, tha Wanda në emisionin “Tiki Taka” në televizionin italian.

   

“Personalisht, kjo do të ishte një zgjedhje me e rehatshme, për të qëndruar në Milano, por një ekip si PSG-ja ka qenë vendimi më i mirë në karrierën e tij”, shtoi ajo.

Argjentinasi e ka nisur për mrekulli në Paris, duke i shënuar shtatë gola në po aq ndeshje deri tani. 

(Kosova Sot Online)