Alpinisti nepalez thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta për 7 muaj

  • 29 October 2019 - 09:05
Alpinisti nepalez thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta për 7 muaj

Një alpinist nga Nepali dhe ish-pjesëtar i marinës britanike ka arritur në ngjitet në 14 majat më të larta në botë brenda një periudhe prej shtatë muajsh. Në këtë mënyrë, ai ka shënuar rekord botëror në alpinizëm.

Alpinisti Nirma Purja arriti në majën e 14-të, Shishapangma, në Kinë të martën në mëngjes. Nepalezi 36 vjeç ishte bërë ushtar britanik në vitin 2003, ndërsa në vitin 2009 ishte bërë pjesë e Marinës Mbretërore.

Karriera e tij si alpinist filloi në vitin 2012, kur ishte ngjitur në kampin bazë të Everestit dhe, në vend që të kthehej siç ishte planifikuar, ai kishte vendosur të ngjitej deri në pjesën më të lartë të malit.

Ky alpinist më parë ka shënuar rekorde të tjera në këtë sport, përfshirë rekordin për ngjitjen më të shpejtë në dy male më të larta se tetë mijë metra dhe ishte shpërblyer me një çmim nga Mbretëresha Elizabetë vitin e kaluar.

Në botë ekzistojnë 14 male që janë më të larta se tetë mijë metra. Rekordi i mëparshëm për ngjitjen në të gjitha këto maja për periudhën më të shkurtër kohore mbahej nga alpinisti polka, Jerzy Kukucza, i cili në vitin 1987 e kishte arritur këtë gjë për gati tetë vjet.

Gjatë misionit të ngjitjes, alpinisti i kishte shpëtuar katër kolegë të tij, duke thënë se kjo vepër ishte mision vetëvrasës për të, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online )