Bale dhe Isco mund të largohen që në janar nga Real Madridi

  • 29 October 2019 - 09:24
Bale dhe Isco mund të largohen që në janar nga Real Madridi

Gareth Bale dhe Isco thuhet se mund të largohen nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Uellsiani deri më tani në këtë sezon ka bërë shtatë paraqitje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime, por nuk është as afër paraqitjeve që presin los Blancos. E njëjta situatë është edhe me Iscon që nuk është më i pëlqyer nga Zinedine Zidane, gjersa nuk ka shënuar apo ka bërë ndonjë asistim deri më tani. Mundo Deportivo raporton se Bale ka shkuar në Londër me lejen e Real Madridit, mirëpo aty do të diskutojnë me agjentin e tij rreth të ardhmes që mund të zgjidhet në janar. 30-vjeçari ishte shumë afër kalimit në verën në Kinë, mirëpo Florentino Perez e bllokoi largimin e tij, pasi nuk pranuan shumën e kërkuar.

Mesfushori spanjoll po ashtu është në listën e largimeve që mund të ndodhin në afatin e dimrit, derisa për të interesim kanë shprehur Tottenhami, Juventusi, Manchester City dhe Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )