Sane thuhet se e do kalimin te Bayerni

  • 29 October 2019 - 10:11
Sane thuhet se e do kalimin te Bayerni

Leroy Sane thuhet se e do kalimin te Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Sky Sport në Gjermani, anësori dëshiron të largohet nga Citizens dhe po e kërkon kalimin te Bavarezët. Kampioni i Bundesligës ka tentuar disa herë në këtë verë që ta transferojë Sanen, mirëpo City ishte në gjendje ta mbante atë në skuadër. Sane pësoi lëndim qysh në fillim të këtij sezoni, andaj nuk do të rikthehet deri në muajin shkurt, por Bayerni ende është i vendosur ta transferojë.

Kampioni i Ligës Premier në anën tjetër po tenton ta transferojë Mikel Oyarzabal nga Real Sociedadi, pasi tashmë i kanë hapur bisedimet me të. 

(Kosova Sot Online )