Anglisë i mungon futbollisti në super-formë në ndeshje me Kosovën

  • 29 October 2019 - 12:10
Anglisë i mungon futbollisti në super-formë në ndeshje me Kosovën

Kombëtarja e Anglisë nuk do të mund të llogarisë në mesfushorin ofanziv, Jack Grealish për ndeshjet e nëntorit, përfshirë këtu edhe në duel me Kosovën. Futbollisti i Aston Villës ka pësuar lëndim së fundmi dhe pritet të mungojë në ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020

Ëndrra e Jack Grealish për të luajtur për Anglinë muajin e ardhshëm në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.

Në fakt, mesfushori ofanziv ishte duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme me Aston Villën dhe përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate e përcolli atë në ndeshjen e së shtunës në humbjen 0:3 nga Manchester City. 

Ai i kishte realizuar tre gola në katër ndeshjet e fundit dhe kjo kishte bërë që Southgate të mendonte ta ftojë për ndeshjet e nëntorit.

Mirëpo, Grealish u zëvendësua në minutën e 84-t për shkak të një problemi në pulpë dhe 24 vjeçari mund të mungojë më gjatë, prej dy deri në katër javë.

Anglia do t’i luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2020, ndërsa trajneri Southgate do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar më 7 nëntor.

Për Kosovën, ky mund të jetë një lajm i mirë, pasi Anglisë do t’i mungojë një futbollist në super-formë në ndeshjen e 17 nëntorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Siç dihet, “Dardanëve” iu nevojiten dy rezultate pozitive ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.

(Kosova Sot Online)